Që nga viti 1992, RIALKO është adresa e besueshme për valixhe, çanta dhe aksesorë udhëtimi në Kosovë.
Si një multi-brand store i specializuar në botën e udhëtimit, ne sjellim për klientët tanë produkte të përzgjedhura me kujdes, që bashkojnë cilësinë, funksionalitetin, dizajnin dhe qëndrueshmërinë.
Prej më shumë se tri dekadash, misioni ynë ka qenë i qartë:
t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të sigurta dhe elegante për çdo udhëtim — nga përditshmëria, te udhëtimet afariste dhe aventurat nëpër botë.
Sot, RIALKO është krenar të jetë përfaqësues zyrtar për Kosovë i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare në industrinë e valixheve dhe çantave të udhëtimit, si:
Delsey Paris
Travelite Germany
Piquadro Italy
Hexagona Paris
Titan Germany
Në RIALKO besojmë se udhëtimi fillon shumë përpara destinacionit.
Ai fillon me zgjedhjen e duhur: një valixhe të besueshme, një çantë praktike dhe një produkt që të shoqëron me stil në çdo hap.
Me përvojën tonë shumëvjeçare, bashkëpunimet me marka prestigjioze dhe përkushtimin ndaj cilësisë, ne vazhdojmë të jemi zgjedhja e parë për ata që kërkojnë produkte origjinale, standard të lartë dhe besim afatgjatë.
0
+
Mijëra konsumatorë te kënaqur
0
+
TEAM MEMBERS
0
HR
SUPPORT AVAILABLE
0
%
Review pozitiv